Mjeku Kita Sallabanda, nga Spanja deklaroi në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” shpjegoi se janë të paktën tre tipologji problemesh afatgjata që shfaqin pacientët pasi janë prekur nga Covid 19.
Ai u shpreh se ka trajtuar të sëmurë të cilët edhe pas 6 muajsh vazhdojnë të shfaqin këto simptoma.
“Janë problemet respiratore, neurologjike dhe neuropsikike, të humbjes së memories. Në fazën e parë e parë janë problemet e trombozës, por në fazën e mëtejshme janë këto të treja. Kam të sëmurë që kanë 6 muaj me këto simptoma. Janë sëmurur që në maj dhe vazhdojnë me këto simptoma”- u shpreh Sallabanda.