Nga Çapajev Gjokutaj
Vaksinimi anticovid në Serbi po shkon mirë. Renditet në 10 vëndet që kanë vaksinuar më shumë shtetas në raport me popullsinë, kurse në rang europian vjen e 4-ta, pas Britanisë së Madhe, Maltës dhe Islandës.
I ka arritur këto rezultate nga që ka ndjekur një politikë të zhdëvjelltë: s’është mjaftuar vetëm me vaksinat e Pfizer, por ka blerë edhe nga Kina e Rusia.
Dje nga Korça, Edi Rama u ka sugjeruar tregtarëve të mishit të eksplorojnë për tregje të reja, jo në perëndim, por edhe drejt Lindjes: Turqi, vendet arabe etj. Disa media s’kanë vonuar ta cilësojnë këtë sugjerim si sulm të ri kundër BE-së.
Dhe s’di të thotë i ziu njeri: orientimi ynë euroatlantik është strategji që cakton prioritete apo dogmë që i kthen në mumje marrëdheniet ndërkombëtare?
( Nga cikli ‘Selanik e tatëpjetë’ )