Vendosni fjalën kyçe....

Përkeqësohet situata me përmbytjet në Shkodër, mijëra hektarë në ujë


Bashkia e Shkodrës ka dhënë informacionet e fundit mbi situatën nga përmbytjet në këtë zonë.

Në një psotim në rrjetet socialw bashkia njofton se gjatë pasdites situata është përkeqësuar, pasi ka rritje të nivelit të ujit në të gjitha hidrometret.

Deri më tani ndodhen nën ujë 3455 hektarë tokë, ndërsa është e pakalueshme rruga e Obotit, ku niveli i ujit arrin në rreth 110-120 cm.

Njoftimi i plotë:

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër, data 01.02.2021, pasdite
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 01.02.2021, pasdite, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
• Hidrometri në Dajç në orën 14.30, shënon kuotën 6.65 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e orës 08.30 të ditës së sotme, kemi rritje të nivelit të ujit me 5 cm
• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 14.30,shënon kuotën 8.88 m. (Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e orës 08.30 të ditës së sotme, kemi rritje të nivelit të ujit me 1 cm
• Hidrometri i lumit Drin në orën 14.30,shënon kuotën 7.20m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e orës 08.30 të ditës së sotme, kuotat janë të pa ndryshuara.
• Lumit Kir ka prurje të shumta.
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 3455 Ha
1. Tokë e pakultivuar 705 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 2470 Ha
3. Grurë 150 Ha
4. Bimë Dekorative 87 Ha
5. Pemtore 40 Ha
6. Sera 3 Ha
Nj.A. Ana e Malit
1. Rruga e Obotit është e pa kalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm.
2. Në fshatin Obot ka presence uji në oborre 60cm.
3. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.
4. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
5. Rruga e Goricës ka presence uji rreth 40 cm mbi sipërfaqe
6. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
• Tokë e pakultivuar 220 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 940 Ha
• Grurë 45 Ha
• Pemtore 35 Ha
• Bimë dekorative 7 Ha
• Sera 3 Ha
Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1400 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Darragjat, Pentar), nga të cilat:
• Tokë e pakultivuar 290 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 935 Ha
• Grurë 95 Ha
• Bimë dekorative 80 Ha
2. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 130-150 cm
3. 80 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
4. Kemi prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 110 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.
• Tokë e pakultivuar 30 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 80 Ha
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
• Te pakultivuara 40 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 150 Ha
• Grurë 10 Ha
Nj.A.Rrethina
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 495 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç
• Tokë e pakultivuar 125 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 365 Ha
• Pemtore 5 Ha
-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.
-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.
-Kërkohet mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *