Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Do nisë vaksinimi i të moshuarve, por s’e di saktë sa doza na vijnë sot nga ‘Pfizer’


Mëngjesin e kësaj të hëne kryeministri Edi Rama ka mbledhur ne selinë e PS-së në një takim drejtuesit politiktë të qarqeve.

Në një dalje për mediet, Rama foli për dozat e vaksinës së ‘Pfizer’ që do të mbërrijnë sot, ku është shprehur se ende nuk e di të saktë se sa do jetë numri i tyre.

Po ashtu ai tha se me këto doza do vazhdojë vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve ndërsa do nisin të vaksinohet dhe ata që janë më të moshuar.

“Do vazhdojmë me mjekët dhe infermierët patjetër, sepse janë ata që kanë radhën të parët dhe paralelisht do të fillojmë m e më të moshuarit.

Nuk mund t’ju them shifra të sakta në këtë moment se sa do të jenë dozat që do të mbërrijnë sot, por e rëndësishme është se ne do kemi doza që të vaksinojmë të tjerë dhe muaji shkurt do jetë m uaj që do kemi qartësi për gjithë procesin.

Sot do kemi më pak doza se sa ishin parashikuar për partinë e parë. Por e rëndësishme është që fillon vaksinimi i dytë.” – deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *