Vendosni fjalën kyçe....

Rama i mbyll sërish derën vaksinave ruse dhe kineze: Vetëm nëse BE-ja ndryshon qasjen


Kryeministri Edi Rama gjatë pritjes së dozave të para të vaksinës nga kompania Pfizer është pyetur edhe mbi mundësinë e marrjes të vaksinave nga Kina apo Rusia.

Rama tha se nuk ka paragjykime shkencore por zgjedh të kërkojë vaksina në Perëndim dhe do shohë të arsyeshme vetëm nëse BE-ja hapet ndaj vaksinave ruse apo kineze.

S’ka kuptim të flasim për numra. Ndërkohë që ne po bëjmë negociatë. Unë vetëm ndihmoj në mënyrë modeste, por është e sigurt që ne kemi të gjitha arsyet të besojmë që kemi garantuar procesin tonë.

Kur flasim për negociata me AstraZeneca, ne nuk po bëjmë, nuk po negociojmë vetëm drejtpërdrejt, po negociojmë me disa shtete. Është një luftë tregtare, por jepen e merren vaksina, jo para. Ka shumë politikë. Sa i përket vaksinave në anën lindore kineze e ruse, nuk di tjetër, asnjë paragjykim të natyrës shkencore, respekt për shkencëtarët që i kanë dhënë jetë, por zgjedhja jonë është që do kërkojmë vaksina në perëndim të Shqipërisë. Është zgjedhje e bërë prej nesh, e përsëris, janë shumë komponentë bashkë. Nëse BE hapet ndaj vaksinave kineze e ruse, menjëherë shikojmë qasjen. Sa kohë BE është i mbyllur ndaj këtyre opsioneve, asnjë paragjykim shkencor apo natyrë tjetër‘’- tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *