Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme në daljen për të lajmëruar mbërritjen e 1170 dozave të vaksinave nga Pfizer tha se një pjesë të tyre nuk mund ta dhurojë për Kosovën por u zotua se është i gatshëm të presë 50 mjekë.
Rama tha se e ka të ndaluar të japë vaksina për shtete jashtë kontratës prandaj u shpreh i gatshëm për të pritur 50 mjekë nga Kosova që të bëjnë vaksinën.
“Me vaksinën jashtë kamerave e jashtë syve të publikut, jashtë pasqyrave të komunikimeve të qeverive, është sagë më vete. Është një luftë tregtare politike e jashtëzakonshme. Mua më vjen shumë mirë që ne ja kemi dalë të mos mbetemi në rrethin vicioz ku janë shumë të tjerë/. Nuk e kam harruar që kemi marrë një zotim për të ndihmuar Kosovën por dua të sqaroj që rregullat tejet strikte dhe kufizimet e forta që kompania Pfizer ka vendosur, siç ka bërë që ne të mbetemi strikt për mbajtjen e origjinës nga erdhën, e bën të pamundur që ne të dhurojmë doza vaksinash. Nuk e bëjnë të pamundur që ne të bëjmë vaksinimin e mjekëve të spitaleve COVID të Prishtinës. I kam kërkuar ministres së shëndetësisë për të komunikuar me homologun. Ne jemi të gatshëm të presim 50 bluza të bardha nga Prishtina për të dyja dozat” – tha Rama.