Vendosni fjalën kyçe....

Rama me dy ministra në Rinas për të pritur 1170 dozat e vaksinës Pfizer, të tjerat gjatë shkurtit


Kryeministri Edi Rama bashkë me dy ministrat Arben Ahmetaj dhe Ogerta Manasterliu kanë shkuar në Rinas për të pritur 1170 dozat e vaksinës Pfizer.

Edhe pse në kontratë ishin parashikuar më shumë, sot erdhën vetëm mbi 1 doza ndërsa për të tjerat Rama tha se do vijnë gjatë muajit shkurt.

1 mijë  e 170 doza, që do fusim në proces vaksinimi që kanë , dozat e dyta i kemi gati. Edhe 1 mijë e 170 të tjera. Zotimi nga Pfizer ësthë se brenda muajit shkurt, në javët në vijim nuk po jap data se këtu u bë histori ndryshimesh të vazhdueshme, brenda shkurtit vijnë dhe dozat e angazhuara qoftë 10 mijë e 750, qoftë 31 mijëshi.41 mijë dozat që ishin të parashikuara në fund janar-shkurt janë të angazhuara, nga Pfizer siç po ju them. Nëse do ketë ndryshime ju informoj. E rëndësishme ësthë që vaksinim vijon em të tjerët, sipas listës” – tha Rama.

Rama më tej shtoi : Ne kemi filluar vaksinimin me doza që kanë ardhur dhuratë nga një vend mik i BE-së, emrin e të cilit ende nuk mund t’ua komunikojë, ndërkohë që kemi kontratën e drejtpërdrejtë me Pfixer, ne Shqipëria dhe përveç nesh dhe Serbia, vendet e tjera sic po e ndiqni janë ende në një situatë pritshmërie në kushtet kur vaksina po komplikohet gjithnjë e më shumë dhe kur për këtë çështje Europa ka hyrë në një kaos, me jo vetëm BE, por edhe vende të tjera të mëdha që kërcënojnë me ndjekje në rrugë ligjore. I them për të mos harruar që sidoqoftë ne jemi në kushtet kur procesi i vaksinimit e kemi garantuar dhe do ta vazhdojmë falë faktit që nuk e lamë veten në dorë të të tjerëve, nuk pritëm COVAX, është ende në një proces që nuk duket se ku e ka fillimin. Jemi në kontakt, të vazhdueshëm, por edhe ata nuk janë të qartë dhe nuk japin një sinjal qartësi”.

Shqipëria e ka nisur vaksinimin ndaj COVID-19 javë më parë dhe pse me ritme më të ulëta, pasi një shtet i BE i dhuroi 975 doza të vaksinës.

Ndërkohë me Pfizer Shqipëria ka lidhur një kontratë, në bazë të së cilës ngarkesa e parë do ishte 10 mijë e 530 doza me vlerë 12 dollarë/ doza, kurse në total 499 mijë e 590 doza.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *