Universiteti i Tiranës do t’i zhvillojë provimet online të semestrit të parë.
Ky është vendimi që u mor këtë të hënë nga rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha.
Në dokumentin e publikuar nga “News 24”, thuhet që provimet të cilat nuk mund të bëhen online për shkak të specifikës, do të shihet mundësia të bëhen në auditore. Por për këtë duhet të merret miratimi i Komitetit Teknik.
Kujtojmë se më herët, në një konferencë për mediet, kryetarja e këtij Komiteti dhe zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, ka deklaruar se një vendim lidhur me këtë çështje do të merret një vendim deri në fund të javës.