Vendosni fjalën kyçe....

Rudina Hajdari: Ju shijoni miliardat, qytetarët në Librazhd e Përrenjas pa ujë e pa drita


Në seancën e sotme plenare në Kuvend, deputetja Rudina Hajdari ka ngritur zërin për shqetësimet që kanë banorët e Librazhdit dhe të Përrenjasit, që bëjnë pjesë në qarkun e Elbasanit ku ajo do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo shprehet se pavarësisht se kjo zonë është e pasur me burime ujore, qytetarët vuajnë mungesën e ujit të pijshëm dhe të energjisë elektrike. Hajdari thotë se ndërsa qytetarët e këtij qarku qëndrojnë në kushte të tilla, qeveritarët po bëjnë e po shijojnë miliardat.

 “Ironike të flasim për azilkërkuesit në Shqipëri, pasi shqiptarët janë më të përçarë, njerëzit që ikin më së shumti. Janë të parët që largohen. Po si erdhëm deri këtu?! Si ka mundësi që një vend kaq i bukur, me pasuri natyrore, me burime hidrike, e kromi?! Si ka mundësi që një vend me një klimë të mrekullueshme. Si ka mundësi një vend me pozicion të lakmueshëm, me popullatën më të re në Europë, ka pasur problemin më të madh të njerëzve që largohen nga vendi. Një politikë 30-vjeçare që nuk i jep dot as shpresë dhe as besim këtij vendi.

Dje dhe pardje kam qenë në Librazhd dhe Përrenjas. Kur ulesh me ta të tregojnë se si erdhën pushtetarët me kamionë, me armë, me sharra dhe prenë pyjet. Kanë qenë zona të lakmueshme. Këta pushtetarë që sot janë në këtë sallë, abuzuan, i bënë natyrës atë që u krijua me mijëra vite. Ata banorë sot nuk kanë me se të mbrohen dhe ju sot, e kryetarë bashkie ndërtuat vilat tuaja në ato zona dhe jeni më të pasur se e gjithë zona.

Më pas banorët më thonë se prapë në këto zona erdhën për ujin e lumit, prishën sistemin e vaditjes dhe morën inerte dhe morët toka pa fund. Përrenjasi ka ende një infrastrukturë të dobët të komunizmit. Banorët nuk kanë ujë të pijshëm edhe pse jetojnë në zonat më të pasura hidrike, edhe nuk kanë as energji. Miqtë tuaj dhe ju bashkë shijoni miliardat. Banorët tregojnë se si të njëjtit njerëz vajtën për mineraret, të mirat të gjitha, dhe nuk lanë asgjë për ta. Tregtarët tregtojnë pa kushte minimale.”– tha zonja Hajdari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *