Disa transformatorë janë djegur në Qarkun e Gjirokastrës nga moti i keq që ka përfshirë vendin.
Ndërhyrja e kompanisë, ka bërë të mundur rivendosjen e transformatorit në fshatin Goricë në Këlcyrë.
Ndërkohë, pasditen e sotme u bë edhe ndërrimi i transformatorit në fshatin Saraqinishtë, Gjirokastër.
Fshati i thellë malor kishte tre ditë pa energji elektrike si pasojë e djegës së transformatorit.