Vendosni fjalën kyçe....

U arratis nga Komisariati, policia arreston pas 1 muaji 30-vjeçarin Riljan Lala


Policia ka arritur të arrestojë 30-vjeçarin Riljan Lala i cili arriti të arratisej nga Komisariati Nr.1 i Policisë së kryeqytetit disa javë më parë teksa ndodhej i ndaluar.

Rreth 1 muaj më parë 30-vjeçari arriti që të largohej nga ambientet e paraburgimit për të qëndruar në arrati gjatë gjithë kësaj kohe.

Riljan Lala po bëhej gati që të transportohej drejt Gjykatës së Tiranës, ku do të dilte për masë sigurie, pasi ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari, që u largua nga ambientet e Komisariatit Nr.1, me datë 04.01.2021.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, organizuan punën dhe në lagjen e Ali Demit, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit R. L., 30 vjeç.

Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”, pasi me datë 02.01.2021, u kap në flagrancë nga Forcat e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.1, duke qarkulluar me armë në lagjen e Ali Demit dhe më pas me datë 04.01.2021, duke goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë së Komisariatit Nr.1, u largua me shpejtësi nga ambientet e Komisariatit Nr.1 Tiranë.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore në ngarkim të shtetasit R. L.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *