Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 29-vjeçari që përndiqte Luana Vjollcën: Kush bashkëpunon me të dhe Marinën, do ketë masakra në familje


29-vjeçari Ajdin Morina është personi që u arrestua sot pasi përndiqte moderatoren Luana Vjollca.

I riu nga Gjakova siç raporton “News 24”, shkruante mesazhe kërcënuese dhe fyese në rrjet për motrat Luana dhe Marina Vjollca.

Ai shkruante se kush bashkëpunonte me to, do të kishte masakra në familjet e tyre.

Por përveç shkrimeve në rrjetet sociale, Gjakova kishte shkuar mëngjesin e sotëm në rrugën pranë banesës se Luana Vjollcës, e cila e kishte denoncuar që në maj se ai e ngacmonte.

Ai u arrestua në flagrancë nga policia: “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 29 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.”

Luana dhe Marina Vjollca

Ajdin Morina


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *