Vendosni fjalën kyçe....

33-vjeçari sillet pa zemër nga Spanja në Tiranë, flet e motra: Më tha ta marr nga spitali se po e vrasin


Një i ri shqiptar i cili kishte ndërruar jetë në Spanjë, ka mbërritur në Tiranë pa zemër, ngjarje e cila ka shokuar familjarët e tij por edhe Prokurorinë.

33-vjeçari Saimir Sula thuhet se shkoi në spital, pasi kishte dyshime se ishte me Covid-19. Por megjithëse kishte rezultuar negativ, ai ishte mbajtur në spitalin ‘Hospital Del Mar’ në Barcelonë dhe pa kaluar as 24 orë kishte ndërruar jetë.

Spitali i Barcelonës e ka regjistruar vdekjen e shqiptarit, Saimir Sula, si natyrale dhe mjekët shqiptarë e kanë konstatuar mungesën e zemrës këtu në Tiranë. Në ekzamimin mjeko-ligjor thuhet se në trupin e shtetasit Saimir Sula në këqyrjen e jashme nuk u vunë re dëmtime të shkaktuara nga dhuna.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Shitblerja e paligjshme e organeve”.

Motra e 33-vjeçarit ka folur në një intervistë për Report TV, ku ka treguar për dyshimet e saj të para dhe se si e zbuluan se vëllai ishte sjellë pa zemër.

“Ne jetonim në Barcelonë, vëllai një pasdite kishte temperaturë vetëm 38 gradë.  Hyri në spital vetëm për testin e COVID e doli negativ! Dhe nuk kaluan 24 orë, hyri në 11 të darkës dhe në orën 2 unë u paraqita. Më telefonoi dhe më tha hajde më merr se këtu po më vrasin. Unë dola negativ por po më vrasin.  Unë u paraqita dhe më thanë se për pak sekonda u pushoi zemra. Vëllai nuk kishte probleme me zemrën.  

Në atë moment unë fillova të dyshoj dhe kërkova kartelën klinike.  Absolutisht nuk e dija që mungonte zemra.  Nuk është e shkruar në asnjë vend që mungon zemra. U bë një autopsi nga shteti spanjoll. Kur sollën trupin në Shqipëri ne morëm informacione se si të bëjmë një autopsi tjetër në Shqipëri. Bëmë një kërkesë për të bërë autopsinë. Ne dyshonim se kishte ndërruar jetë për arsye neglizhencë.  Ne sinqerisht dyshojmë pasi vdiq pa mbushur 24 orë.  

Nga autopsia në Shqipëri u konstatua se ishte mungesë organesh dhe nuk gjenin dot arsyen e zemrës. Autoritetet këtu na kanë dhënë një kopje dhe ende nuk e kam çuar në Barcelonë.”- tha Majlinda Sula.

33-vjeçari Saimir Sula jetonte në Spanjë me motrën e tij. Më 8 maj të vitit 2020 ai kishte patur temperaturë dhe ishte paraqitur në spital për të kryer një test COVID-i.

Atje u verifikua se nuk kishte COVID, pasi testi doli negativ, megjithatë qëndroi në spital atë natë. Kur motra e tij shkoi për ta marrë nga spitali të nesërmen, i komunikuan se zemra e tij kishte ndaluar. 

Ka qenë insistimi i saj për të kryer autopsinë në Spanjë dhe në Shqipëri, për të zbuluar më pas se të vëllait i mungonte zemra.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *