Vendosni fjalën kyçe....

Ballanca: Urdhri për të ndaluar të depërtuarit të lëvizin në rajon është shfuqizuar por zbatohet akoma në kufi


Avokatja e Popullit Erinda Ballanca në një intervistë për emisionin “Alert” në Neës 24 ka folur për urdhrin e ish-drejtorit të Policisë, Haki Çako, “Për forcimin e kontrollit të shtetasve shqiptar që kalojnë kufirin shtetëror”.

Sipas urdhrit, të gjithë ata shtetas që deportohet nga vendet e Schengen/BE, edhe nëse nuk e kanë ndaluar udhëtimin përveç shtetit që e deporton, apo nëse iu ndodh kjo për arsye të shkeljes së afateve të lëvizjes së lirë, nuk mund të dalin nga territori i Shqipërisë për një periudhë 3-vjeçare.

Megjithëse në urdhër përmenden vendet e BE apo zona Schengen, shtetasit shqiptarë nuk mund të kalojë kufirin as për të udhëtuar drejt shteteve fqinje, si Kosovë, Maqedoni ose Mali i Zi.

Avokati i Popullit, e ka konsideruar këtë urdhër si të paligjshëm e që bie ndesh me Kushtetutën, si dhe me të drejtën e lëvizjes së lire dhe në një shkresë të vitit 2020 ka rekomanduar shfuqizimin e këtij urdhëri.

Megjithëse urdhri është shfuqizuar, në Pikat e Kalimit Kufitar vijon të zbatohet.

Shqetësimi ynë nisi nga një qytetar i cili nuk u lejua të kalonte në vendet e rajonit, ndërkohë që i ishte ndaluar dalja në vendet e Schengen/BE. Policia e Shtetit nuk mund të ndalojë persona të tillë për vende që nuk janë në Schengen. Problemi ekzistonte se qytetari nuk lejohej të shkonte as në Kosovë. Qëllimi ish-drejtorit të Policisë Çako nuk mund të themi që ishte tërësisht i paligjshëm, por mënyra e zbatimit në Pikat Kufitare nuk ishte e duhur. Nuk themi që ky urdhër të mos ekzistojë, psh për persona që shkelin ligjin. Hapëm një hetim dhe urdhri është shfuqizuar, nuk është më në fuqi. Por si ka mundësi që ky urdhër vijon të zbatohet në Pikat Kufitare?”-tha Ballanca.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *