Qeveria daneze ka bashkuar forcat me ndërmarrjet për të zhvilluar pasaportën digjitale që do të dëshmon se njerëzit janë vaksinuar kundër koronavirusit, duke u mundësuar udhëtimet dhe ndihmuar sa i përket lehtësimit të masave.
Siç raporton AP, ministri i Financave, Morten Bedskov, ka thënë sot gjatë një konference për media, se për tre ose katër muaj pasaporta digjitale do të jetë e gatshme për përdorim, për shembull, për udhëtime zyrtare,
“Ka rëndësi të madhe për ne që të mundemi sërish të vëmë në lëvizje shoqërinë daneze, me qëllim që kompanitë të rikthehen në binarë. Shumë kompani daneze janë kompani globale të cilat kanë bashkëpunim me tërë botën”, ka shtuar Bedskov.
Si hap i parë, në fund të shkurtit, qytetarët e Danimarkës do të mundeshin që në ueb-faqen e Shëndetësisë të shohin konfirmimin zyrtar si dhe nëse janë vaksinuar.“Do të jetë një pasaportë shtesë që do të mund ta keni në telefonin e juaj mobil që dokumenton nëse jeni vaksinuar”, ka shtuar Bedskov