Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendime me burg për dosjen e tjetërsimit të pronave në Shëngjin e përfshirë në dosjen 339.
Në këtë dosje kanë qenë të përfshirë edhe emrat e vëllait dhe motrës të ish-deputetit socialist Arben Ndoka.
Në total GJKKO ka dhënë mbi 34 vite burg, por që disa prej tyre janë dënuar me kusht.
Dënimet:
Xhevi Ndoka 6.8 vite burg
Mimoza Ndoka 1 vit 4 muaj burg, me kusht
Emanuel Gjura 4.8 vjet burg
Zef Lazri 8 muaj burg
Blendi Ndoka 3 vjet 6 muaj burg
Luigj Paloka 4.8 vjet burg, me kusht
Paulin Simoni 3.4 vjet burg
Vlash Gaxulli 2 vjet burg, me kusht
Genc Zeneli 2 vjet burg, me kusht
Kol Lleshi 2 vjet burg, me kusht
Marjeta Perskura 1.4 vite burg, me kusht