Një ngjarje e rëndë ku përfshihet një shqiptar ka tronditur sot mediet greke. Policia e Selanikut ka arrestuar një 62-vjeçar, për fyerje të dinjitetit seksual dhe kërcënim.
Ai u arrestua në zonën Charilaou të Selanikut, ku sipas policisë ai i kishte treguar organet gjenitale një djali 12-vjeçar të cilin më pas e kishte kërcënuar dhe me thikë.
Incidenti dyshohet se ka ndodhur në një park dhe është raportuar nga një i afërm i të miturit.
Pas kontrolleve, policia e gjeti dhe arrestoi 62-vjeçarin, i cili është me origjinë shqiptare.