Kongresmenja demokrate në Shtetet e Bashkuara, Alexandria Ocasio-Cortez, ka thënë se ajo është një e mbijetuar e sulmit seksual.
Kongresmenia i bëri këto deklarata ndërsa po akuzonte republikanët që nuk po mbanin përgjegjësi për trazirat e muajit të kaluar në Kapitol.
Ajo tha se ata po përdorin “taktika të abuzuesve”.
“Unë jam një e mbijetuar e sulmit seksual.”– tha ajo mes lotësh, citon BBC. “Dhe unë nuk ua kam thënë shumë njerëzve këtë në jetën time”.
Ajo është një nga demokratet e profilit më të lartë në Kongres.
Në një transmetim të drejtpërdrejtë në “Instagram” të hënën në mbrëmje, 31-vjeçarja zbuloi pak në lidhje me kalvarin e saj të sulmit seksual.
“Kur kalojmë trauma, traumat tuaja mund të kryqëzohen dhe të bashkëveprojnë.”– tha ajo.