Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: E ardhmja e vendit bazohet te arsimi dhe punësimi


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka postuar një video me anë të së cilës kërkon të dërgojë mesazhin te votuesit se “prioriteti kryesor i forcës politike që ajo drejton është arsimi”.

Ajo shton se LSI ka një plan të qartë për të ndërlidhur arsimin me punësimin e të rinjve.

Investimi më i rëndësishëm që mund të bëjë shoqëria jonë për të sotmen dhe të ardhmen, është investimi në arsim.

Prandaj programi ynë bazohet mbi këtë themel solid që përgatit qytetarë të mirë, profesionistë që kanë besim tek Shqipëria dhe tek e ardhmja e saj”-shkruan Kryemadhi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *