Vendosni fjalën kyçe....

“Pfizer” pret të marrë 15 miliardë dollarë nga shitja e vaksinave anti-Covid


Gjiganti farmaceutik “Pfizer” ka thënë se pret të realizojë 15 miliardë dollarë (11 miliardë paund) shitje këtë vit, të vaksinës kundër koronavirusit që zhvilloi në bashkëpunim me firmën gjermane BioNTech.

Kjo vaksinë ishte një nga të parat që u autorizua për përdorim në botë, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-të.

Shitjet e vaksinave përfaqësojnë një të katërtën e të ardhurave të saj të pritshme për këtë vit.

Shumë vende rreth botës janë përpjekur të vaksinojnë popullsinë e tyre, në një përpjekje për të shpëtuar jetë dhe për të ndihmuar në rimëkëmbjen ekonomike.

BBC shkruan se “Pfizer” po përpiqet të japë dy miliardë doza të vaksinës në vitin 2021, sa më shpejt të jetë e mundur ndërsa vendet nxitojnë të nënshkruajnë marrëveshjet e tyre të furnizimit me vaksina.

Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, vaksina solli shitje prej 154 milionë dollarë për “Pfizer”.

Nga firmat që nxitojnë të sjellin vaksinat në treg, analistët presin që të paktën “Pfizer” dhe kompania rivale amerikane e bioteknologjisë “Moderna” të fitojnë miliarda dollarë këtë vit.

Ka pasur shqetësime kohët e fundit se përplasjet globale mbi furnizimet e vaksinave, mund të prishin afatet e dërgesave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *