Vendosni fjalën kyçe....

“Pse i keni bërë pamjet e Ramës bardhë e zi?” – analisti mërzitet dhe debaton me Sonila Meçon (VIDEO)


Analisti dhe eksperti i komunikimit Julian Zyla, ka debatuar mbrëmjen e kaluar me gazetaren Sonila Meço, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Tempora” të kësaj të fundit, që transmetohet në RTV Ora.

Pasi u transmetua një kronikë mbi kanabisin dhe zgjedhjet, analisti Zyla u revoltua me drejtuesen e emisionit lidhur me faktin se pse disa nga pamjet e kryeministrit Edi Rama ishin bërë në ngjyrat bardhë e zi. Sipas tij këto ngjyra vendosen kur bëhet një përballje mes të mirës dhe së keqes dhe në këtë rast nuk duheshin përdorur nga gazetarët.

DEBATI:

Zyla: Një pyetje kam, në këtë kronikë cili është shërbimi gazetaresk që pamjet e kryeministrit të bëhen bardhë e zi?! E kam shumë të sinqertë.

Shoh një kronikë televizive që duhet të jetë e paanshme teorikisht, dhe duket si një video e sjellë nga studiot e PD-së.

Meço: Ta them unë pse janë bardhë e zi?

Zyla: Jo një sekondë. Tani unë po bëj një koment si ekspert komunikimi.

Meço: Ta them unë pse, ti përgjigjem pyetjes?

Zyla: Jo, të mbaroj pyetjen. Pamjet e kryeministrit janë bardhë e zi.

Meço: Është hartim jo pyetje profesor

Zyla: Nëse është hartim e lë fare pastaj

Meço: Çoje deri në fund

Zyla: Ajo që unë konstatova është se pamjet janë bardhë e zi dhe kjo bëhet kur bën një përballje mes të mirës dhe të keqes, mes të shkuarës dhe të ardhmes. Unë mendoj se gazetaria nuk i bën bardhë e zi, por i bën politika. Kjo ishte pyetja ime: Pse?

Meço: Bardhë e zi, sepse me ngjyra është lënë vetëm pjesa e përgjimeve, që është në zhvillim, ndërsa pjesa tjetër e Samir Tahirit është bërë bardhë e zi se askush nuk u dënua. As për manipulimin e votës nuk është bërë gjë. Kush u dënua nga ata, nëse juve ju shqetëson forma, për futjen e kanabisit në zgjedhje?

Zyla: Unë nuk e kam ekspertizën e duhur për t’ju përgjigjur kësaj pyetjeje. Unë vetëm konstatoj. Këto çështje, shpresoj që PD-ja ta kuptojë se përderisa nuk kanë prodhuar produkt, nuk prodhojnë më.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *