Vendosni fjalën kyçe....

Rama, Basha, Kim dhe Peleshi… të gjithë takim me Metën në Presidencë


Këtë pasdite kryeministri Edi Rama ka shkuar në Presidencë. Atje shoqërohet nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Përvec presidentit Ilir Meta, disa televizione informative si “News 24” dhe ABC News” raportojnë se Rama e Peleshi do të takohen dhe me ambasadoren amerikane Yuri Kim, si dhe me kreun e opozitës Lulzim Basha.

Besohet se në fokus të bisedimeve të tyre janë çështje të sigurisë, në kuadër të Aleancës së NATO-s.

Takimi vjen në prag të stërvitjes “Defender Europe 21” ku do të marrin pjesë rreth 6000 trupa dhe qindra mjete ushtarake nga SHBA-ja, Shqipëria dhe vendeve të tjera aleate.

Ky takim vjen në një kohë kur ambasadorja Yuri Kim ka rritur presionin mbi liderët e partive politike, duke u kërkuar të largojnë personat me rekorde kriminale nga listat për deputetë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *