Një 39-vjeçar është arrestuar në Elbasan i cili dyshohet se ka kryer një seri vjedhjesh në qytet ndaj shtetasve të ndryshëm
Në kuadër të operacionit të koduar “Përsëritësi”, u arrestua shtetasi me inicialet F. Z., banues në Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, i ka vjedhur portofolin shtetases A. D. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor dhe i 4 vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Elbasanit, konkretisht:
Më datë 01.02.2021 dyshohet se i ka vjedhur një aparatin celular shtetases V. B.;
Më datë 29.01.2021 dyshohet se i ka vjedhur portofolin shtetases L. D.;
Më datë 28.01.2021 dyshohet se i ka vjedhur portofolin shtetases M. T.;
Më datë 18.12.2020 dyshohet se i ka vjedhur çantën shtetases B. Ll.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohen se janë kryer ky shtetas.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.