14 persona kanë humbur jetën në vend lidhur me Covid-19.
Sipas njoftimit zyrtar, viktimat janë 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Korça të moshave 56 -87 vjeç.
Nga 3974 testime të kryera së fundmi janë gjetur 1052 raste të reja me koronavirusin e ri.
Në katër spitalet covid në Tiranë po trajtohen 408 pacientë nga të cilët 18 janë në terapi intensive me 4 të intubuar.