Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti i PS-së: Në zgjedhjet e 25 prillit marrim 75-80 mandate, s‘është fantazi po analizë matematikore


Deputeti Adnor Shameti, ka pohuar sot se në zgjedhjet e 25 prillit, Partia Socialiste mund të marrë 75 deri në 80 mandate.

I ftuar në Report TV, deputeti socialist tha se është i bindur se do tejkalohet numri i mandateve të zgjedhjeve të vitit 2017. Sipas Shametit, kjo nuk është fantazi por analizë matematikore.

“E shikoj shumë mirë situatën, nëse ka pasur skepticizëm për Shqipërinë e Mesme dhe atë të Veriut shikoj që është një ecuri pozitive në qarqet e Shkodrës, Dibrës dhe Kukësit. Me projeksionin dhe me atë që kam biseduar me drejtues qarqesh jam i bindur që do tejkalohet numri i mandateve të 2017, mund të arrijmë 75 deri në 80 mandate.” – tha Shameti.

Ai u shpreh i bindur se PS-ja do qeverisë e vetme por nuk përjashtoi edhe mundësinë e një koalicioni paszgjedhor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *