Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit në Fier, gjendet në Fushë-Krujë mjeti që dyshohet se u përdor nga autorët


Janë gjetur të tjera gjurmë që mund të çojnë në kapjen e autorëve të ekzekutimit të Shkëlzen Kastratit në Fier para tre ditësh. 42-vjeçari u qëllua për vdekje në rrethrrotullimin e Sheqit në datën 1 shkurt.

Policia ka sekuestruar në Thumanë të Fushë-Krujës një mjet që dyshohet se është përdorur në atentatin ndaj Kastratit. Sipas BW, brenda automjetit janë gjetur gjurmë biologjike, të cilat janë dërguar në laborator dhe nga analizimi i tyre policia shpreson të gjejë emrat e vrasësve.

Dyshohet se autorët kanë përdorur mjetin në fjalë për t’u larguar nga Fieri, ku lanë mjetin ‘Land Rover’, të cilin e dogjën. Lidhur me ngjarjen e rëndë janë shoqëruar disa persona të cilët janë marrë në pyetje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *