Mikael Qose është emri i njërit prej personave që akuzohen lidhur me ekzekutimin e tre personave në Elbasan.
Bëhet fjalë për antentatin e 29 dhjetorit 2018, ku pranë Kombinatit Metalurgjik në Bradashesh u ekzekutuan Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durunay.
Ata u qëlluan për vdekje brenda një mjeti tip ‘Range Rover’ duke mbetur të vdekur në vend.
Sipas prokurorisë së Elbasanit, Mikael Qosja i ka ndjekur dhe vëzhguar viktimat nga njësia administrative Papër deri në vendin ku u krye dhe atentati, shkruan Shqiptarja.
Qosja rezulton se është jashtë vendit dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar.