Kryeministri francez, Jean Castex tha se Franca do të pranojë dërgesën e para me doza të vaksinës së AstraZenecas në fund të kësaj jave.
Sipas tij, kjo dërgesë do të ndihmojë në përshpejtimin e fushatës së vaksinimit, teksa Evropa është duke u përballur me mungesë të furnizimit me vaksina kundër koronavirusit, edhe nga prodhuesit e tjerë.
Castex tha se Franca do të pranojë edhe 1.7 milion doza të tjera në fund të shkurtit dhe marsit, teksa shteti synon të vaksinojë kundër koronavirusit 4 milionë persona deri në fund të shkurtit, tha ai në një konferencë për media.
Kryeministri francez po ashtu foli edhe për mundësinë e një izolimi të ri mbarëkombëtar. Sipas Castex situata me pandeminë është e ndjeshme, por shtoi se për momentin nuk ka nevojë për një izolim të ri mbarëkombëtar.
Castex tha se përhapja e virusit gjatë dy javëve të fundit nuk ka qenë aq e fort, megjithatë, shtoi se presioni ndaj sistemit shëndetësor vazhdon të jetë i madh.
“Ne duhet të vazhdojmë të mbajmë në fuqi masat që tashmë janë në fuqi… por, situata që kemi sot nuk e justifikon edhe një izolim të ri mbarëkombëtar”, tha ai.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, që prej fillimit të pandemisë, Franca ka regjistruar mbi 77 mijë viktima nga koronavirusi.
Në nivel global, numri i viktimave nga sëmundja COVID-19, ka kaluar shifrën prej 2.2 milionë.