Vendosni fjalën kyçe....

Juristit të Kadastrës në Vlorë iu dogj makina, flet e motra: Dyshoj tek ish-bashkëjetuesi im


Herët këtë të enjte, iu dogj makina një punonjësi të Hipotekës në Vlorë, Ermal Hoxha. Pas kësaj ngjarjeje, ka folur për mediet e motra e tij, Zamira Hoxha.

Ajo ka akuzuar për ngjarjen ish-bashkëjetuesin e saj me të cilin është në gjyq prej 6 vitesh për kujdestarinë e fëmijës.

“Jam motra e Ermalit. Ishte ora rreth 3 e mëngjesit, dëgjova borien e makinës dhe dola direkt jashtë të shihja se çfarë ndodhi. Dal përjashta dhe makina kishte marrë flakë nga ana e shoferit, nuk ishte flakë e madhe. Por sa kishte marrë. Njoftova familjen dhe policinë. Për 20 minuta erdhi policia.

Vëllai im nuk ka konflikte. Ermali punon në hipotekë, nuk ka konflikte interesi, ai nuk ka shkelur asnjëherë në kallo.
Unë e deklaroj hapur kam një proces gjyqësor me ish-bashkëshortin tim, ish-bashkëjetuesin. Kam 6 vjet dhe gjyqin e kam në datën 9 shkurt.

Dhe unë si çështje e ngre këtë për ish bashkëshortin tim, pasi mund ta ketë hedhur këtë me qëllim për të marrë djalin. Ai nuk arriti të marrë fëmijën dhe arriti deri në këtë pikë që të thotë:’Atje fëmija nuk ka siguri, i cënohet jeta’.

E hedh si dyshim. Mund të jetë dhe dikush tjetër i fshehur që nuk e dimë. Por unë hedh këtë hipotëzë.”– ka deklaruar zonja Hoxha.

 Ngjarja ka ndodhur rreth rreth orës 03:25, në lagjen “Kushtrimi” të qytetit bregdetar, ku juristit të Kadastrës së Vlorës iu dogj makina.

Dyshimet janë se ngjarja mund të ketë lidhje me profesionin e tij, por përjashtohen as konfliktet personale dhe familjare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *