Ambasadorja e SHBA-ve e akredituar në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar pas vendimit të GJKKO për dënimin e 17 personave të përfshirë në dosjen 339 për laboratorin e drogës në Has.
Ambasadorja Kim thotë se kërkon të shohë më shumë rezultate ndaj krimit dhe korrupsionit nga ana e SPAK.
“Bazuar në informacionin nga DEA amerikane, SPAK ndoqi penalisht me sukses një organizatë të madhe kriminale, duke dënuar me burg 17 trafikantë droge dhe konfiskim të pasurive prej 5 milion €. Shpresojmë të shohim që SPAK të japë më shumë rezultate kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”-shkruan Yuri Kim.
Në këtë dosje ishin të përfshirë grupi i Avdyljave të kapur edhe në përgjme për votimet në zonën e Shijakut.
Pjesëtarëve iu sekuestruan edhe 5 milionë euro pasuri.