Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë pohuar sot se lloji britanik i Covid-19 ka qarkulluar në vend që prej dhjetorit.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik në vendin fqinj, pas kontrollit të dhjetëra mostrave të përzgjedhura, 5 prej tyre kanë dalë të jenë të llojit britanik.
Ata kanë qenë të infektuar me llojin e ri pa e ditur këtë gjë.
Javët e fundit, Mqedonia e Veriut ka njohur rritje rastesh të personave të prekur nga Covid-19.