Presidenti Meta ka theksuar sot se është i vendosur që të mos lejojë prekjen e votës në zgjedhjet e 25 prillit.
Në qëndrimin e tij në Facebook, kreu i shtetit u bën thirrje të rinjve që të marrin pjesë në zgjedhjet e prillit, të cilat i quan referendum historik.
Po kështu ai theksin se pjesëmarrja në votime është mision patriotik.
“Me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, u bëj thirrje të gjithë të rinjve dhe shqiptarëve, të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit 2021. Vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari, sidomos e të rinjve, që kërkojnë dhe mezi presin ndryshimin e madh. Pjesëmarrja në zgjedhje, është një mision patriotik.
Askush nuk duhet të mungojë! I garantoj të gjithë shqiptarët se jam i vendosur dhe i angazhuar për të mos lejuar askënd të prekë votën e tyre!” – shkruan Meta.