Ka nisur puna për projektin e ri të ‘rijetëzimit’ të Piramidës, që sipas qeverisë do e kthejë në qendrën dixhitale më të madhe në Ballkan.
Në inaugurimin e punimeve marrin pjesë kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.
Gjatë një fjalimi, kryebashkiaku Veliaj e krahason piramidën me një “Frankeshtajn”, ndërsa shprehet se ka patur një tentativë të dështuar për ta kthyer atë në Teatrin Kombëtar nga qeveria e mëparshme e PD-së.
“Ka pasur një tentativë të dështuar për ta bërë një Teatër Kombëtar. Në pranverë punojmë vetëm për të çmontuar Frankeshtajnin e gjetur këtu. Kur të çmontojmë këtë, nisim me investimet. Do riciklojmë gjithë materialin, pllakat do thërrmohen, riprodhohen si beton, do ketë shkallare, belvederë. Kjo është situata. Do kemi tre hapje, e penetrueshme ndërtesa nga të gjitha drejtimet.” – tha Veliaj.
Ai shtoi: “E mbarojmë në vitin 2023, ky është plani.”