Vendosni fjalën kyçe....

Pse debati në Shqipëri përqendrohet vetëm tek taksat?


Nga Ledian Droboniku

Pse vallë “debati ekonomik” ka 30 vjet që është përqendruar vetëm tek ulja/ngritja e taksave?

Thua se ka vallë në historinë e ekonomisë ndonjë vend që ka dalë prej mjerimit nga loja me taksat?

Sigurisht që jo.

Asnjë vend.

Asgjëkundi.

As dje as sot.

As në Lindje e as në Perëndim.

Në fakt politikat që nxjerrin një vend nga mjerimi janë politikat aktive e ekspansive, politikat industriale e monetare, investimi e punësimi, zhvillimi e prodhimi.

Kurse politikat fiskale (ulja apo ngritja e taksave) është momenti kur Shteti nxjerr kthetrat e jo kur Shteti kontribuon, kur shteti vjel e jo kur shteti mbjell.

Atëherë pse klasa jonë politike (bashkë me klerin intelektual e mediatik) flasin vetëm për taksa???

E VËRTETA E HIDHUR është sepse vetëm këtë temë iu lejohet të flasin. Sepse vetëm kjo temë siguron vazhdimin e status quo-s krijuar pas 1991. Temat e tjera prishin raportet e forcës e privilegjet e krijuara.

Kalimi nga një koloni importi (që siguron priviliegje për oligarkinë) në një ekonomi zhvillimi (punësimi e mirëqenie të përgjithshme) kërkon PATJETËR:

  1. Politika protektive ndaj prodhimit brendshëm e dekurajuese ndaj importeve (gjë që bie diametralisht në interes me oligarkinë e brendshme importuese)
  2. Politika monetare e industriale ekspansive duke rimarrë nën kontroll bankën kombëtare e ato të nivelit të dytë, kontrollin dhe disiplinimin e kapitalit kombëtar në sektorë prodhues e jo të dali jashtë, Ri-industrializimin e vendit dhe bujqësisë, rikombëtarizimin e naftës, minierave, sektorëve strategjikë dhe konvergimin e tyre drejt një Ekonomie Kombëtare Zhvillimi, pra një Shtet Aktiv që nuk braktis apo godet biznesin por bëhet palë komplementare (gjë që pengohet nga monarkia e dollarit dhe lobeve pas saj)
  3. Ri-ngritja e ushtrisë kombëtare, shërbimi ushtarak, diplomaci aktive, fuqizimi i kulturës dhe identitetit kombëtar, forcimi i familjes dhe shoqërisë, afrimi i Mërgatës shqiptare, nisja e Bashkimit ekonomik e monetar me Kosovën etj (gjë që vijnë në kundërshtim me axhendën globaliste e rivalët në rajon)

Ja pse TEMAT E MËDHA nuk do dalin asnjëherë, sepse Shqipëria është vënë në rrugën çbërjes, asimilimit dhe shpopullimit. Kasta jonë politike (disa dhe pavetëdije) është thjesht zbatuese e këtij plani antikombëtar. Asaj as nuk i lejohet të çdoganojë këto tema jetike si heretike.

Ja pse kasta do vazhdojë të flasë veçse për taksa.

Ndryshe nga ajo çfarë mendon populli televiziv, Shteti në fakt nuk ka nevojë për taksa që të mbahet. Një Shtet sovran krijon vetë para e nuk lyp jashtë. Shteti ka nevojë për taksa që të detyrojë qarkullimin e monedhës dhe kanalizimin e saj në sektorë prodhues për Mirëqenie të Përgjithshme të Popullit, si dikton Kushtetuta në kohë paqeje e lufte.

Ja pse brenda këtij sistemi oligarkik nuk ka asnjë zgjidhje sepse ai u ngrit kundër popullit shqiptar.

Ja pse nga diktaturat e reja dhe vjetra popujt nuk çlirohen me votë e rotacion, por vetëm Revolucion.

Ata që punojnë për votime, zgjedhje e parti, vonojnë Revolucionin e mbajnë popullin në narkozë vdekjeprurëse.

Tung!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *