Numri i viktimave nga kanceri në vend është rritur. Eksperti i shëndetit publik, Alban Ylli, deklaroi se personat që kanë humbur jetën nga tumoret pritet të jenë rreth 3800.
“Rreth 3600 vdekje nga kanceri në vit dhe kalkulojmë që ky vit do të ketë rreth 3800 vdekje nga kanceri.” – tha Ylli.
Koronavirusi gjithashtu është bërë shkak edhe për rënien e numrit të vizitave mjekësore. Helidon Nina Profesor i Asocuar dhe drejtor mjekësor në Spitalin Onkologjik shpjegon se frika nga pandemia dhe pamundësia për të ardhur në Tiranë ka bërë që vizitat të kryhen me vonesë.
“Pandemia Covid-19 i ka frikësuar pak pacientët për t’u paraqitur, pra mund të kemi pasur raste më të rënduara.” – tha ai. Më shumë të prekur nga tumoret malinje janë femrat ndërsa te meshkujt mbizotëron kanceri i mushkërive, tha mjeku Nina.
“Duket që në popullatën e përgjithshme ka më shumë femra të prekura nga kanceri, por burrat vdesin më shumë dhe kjo lidhet me kancerin e mushkërive, i cili dominon te meshkujt.”