Anëtari i Komitetit të Ekspertëve për situatën e pandemisë, Skënder Brataj ka folur në një intervistë për Report TV për rritjen e numrit të rasteve të reja.
Brataj tha se për një rritje të tillë duhet të ndryshohet orari i mbylljes dhe sipas tij mund të zhvendoset orari nga 22:00 në 18:00 ose 20:00.
“Kjo mbetet për t’u parë, në varësi të gjendjes së sistemit shëndetësor. Nëse rastet shtohen shumë dhe spitalet mbushen dhe rrezikohen resurset, patjetër që do të ketë shtrëngim masash. Pra lehtësimi, shtrëngimi apo mbajtja konstant e masave anti-covid varet nga vetë njerëzit. Nëse respektojnë masat atëherë shifrat nuk do të rriten dhe nuk do të ketë shtrëngime. Një rritje e tillë, duhet mbyllja patjetër, jo se them unë. Nuk mund të dalim kundër rregullave të natyrës. Lock down është dhe orë policore. Mund të ulet ora. Mund të mbyllemi ne 18:00 ose 20:00, nëse rriten rastet. Mund të ndërhyhet. Këto janë zgjidhjet, ulja e orarit mbyllja e aktiviteteve dhe të ngelen ato esencialet, të domosdoshme”-tha ai.