Vendosni fjalën kyçe....

SPAK-u nis hetimet pas përgjimeve të antimafias italiane, Kraja niset drejt Italisë


SPAK-u ka nisur hetimet lidhur me përgjimet ndaj Ndranghetas të antimafias italiane. Mësohet se hetimet kanë nisur për tre vepra penale.

Në njoftimin e prokurorisë speciale theksohet se nisja e hetimeve është bërë pas artikujve të publikuar në media të ndryshme lidhur me hetimet e antimafias italiane.

Ndërkohë kreu i SPAK-ut, Kraja, është takuar në Itali me kreun e antimafias, Cafiero de Raho.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 25.01.2021, ka  regjistruar kryesisht procedimin penal Nr.17/2021, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”,  parashikuar nga nenet 259, 333/a, 287 – 28/4 dhe 334 i Kodit Penal. Regjistrimi i këtij procedimi penal është bërë mbi bazën e disa artikujve të publikuara në media të ndryshme, në lidhje me hetimet e kryera nga Prokuroria Antimafia e Catanzaros në Republikën e Italisë, të cilat hedhin dyshime në lidhje me përfshirjen e shtetasve shqiptarë dhe të huaj, në aktivitete kriminale në Republikën e Shqipërisë.” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e SPAK-ut.

Përgjimet e antimafias italiane u publikuan pak ditë më parë fillimisht në RTV Ora e më pas edhe në disa media të tjera në vend.

Në përgjimet ndaj Ndranghetas në bisedat mes personave të përgjuar përmend kryeministri Rama, kryebashkiaku Veliaj, ministra të qeverisë socialiste dhe biznesmeni shqiptar, ‘Niku’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *