Vendosni fjalën kyçe....

Vrau një person në Vlorë në 2017-ën, kapet autori i dënuar me 8 vite burg


Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Vlorë.

Arianit Kondi, banues në Vlorë kërkohej nga drejtësia për vrasjen e një personi me iniciale E.Gj, dhe ishte dënuar nga gjykata me 8 vite burg.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 20 prill 2017 ku pas një konflikti me viktimën Ergys Gjiveshaj, Kondi e ka qëlluar për vdekje brenda një lokali në Ujin e Ftohtë.

Në konflikt mbetën të plagosur edhe tre persona të tjerë, të cilët u dërguan për mjekim në spital.

“Ekzekutohet vendimi i Gjykatës për një shtetas të shpallur në kërkim. Nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Vlorë është ekzekutuar vendimi i formës së prerë të Gjykatës së Apelit Vlorë për shtetasin Arianit Kondi, 42 vjeç, banues në Vlorë, i cili është dënuar me 8 vjet burg, për veprat penale “Vrasja me dashje“ dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, në datën 20.04.2017, gjatë një konflikti, ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. GJ. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *