Vendosni fjalën kyçe....

Ylli i UFC-së e pëson keq, zhytet me kokë në liqenin e ngrirë por i ndodh diçka që s’e priste (Video)


Ylli gjeorgjian i UFC-së, Merab Dvalishvili, e pësoi keq kur mendoi se mund të thyente akullin e të lahej në ujin e ftohtë të liqenit në venin e tij.

Ai mori disa plagë në kokë dhe u shoqërua me shpejtësi në urgjencë. Edhe pse në superformë fizike, Dvalishvili, askush nga kundërshtarët e tij të fundit duket se nuk i ka shkaktuar aq shumë dëm 30-vjeçarit sesa ngjarja e fundit.

Sportisti i njohur kishte dalë për vrapim dhe u ndal në një pellg për t’u freskuar.

Pasi hoqi rrobat ai provoi të zhytej në ujin e ftohtë por menjëherë u përball me diçka që nuk e priste. Lëkura e kokës së tij u gërvisht keqazi nga akulli. Sportisti mori disa gërvishtje në fytyrë dhe shkoi në spital ku gjendja e tij është e mirë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *