Kur ka kaluar një muaj nga zhdukja e biznesmenit italian në veri të Shqipërisë, Davide Pecorelli, autoritetet shqiptare akuzohen se ende nuk i kanë dërguar në Itali montrat e AND-së, për t’i krahasuar ato me të vëllait të tij.
Në mediat italiane theksohet se janë tre elementë kyç që karakterizojnë ditën e djeshme, në frontin e hetimeve në lidhje me zhdukjen e sipërmarrësit dhe ish-arbitrit Davide Pecorelli.
Elementi i parë, partnerja e tij shqiptare me të cilën Davide kishte një djalë, ia ka besuar çështjen avokatit Giancarlo Viti, i cili përfaqëson atë dhe të miturin si palë të prekura në këtë situatë.
Elementi i dytë i referohet ADN-së dhe mosrespektimit të afateve: mbetjet e pakta njerëzore të Pecorrellit nuk mbërritën nga Shqipëria (të cilat dolën në dritë brenda automjetit pas zjarrit) për të bërë krahasimin me ADN-në e vëllait të tij Antonello. Prandaj, sipas medieve italiane, informacionet nuk vijnë në kohën e duhur nga policia shqiptare.
Elementi i tretë: ditët e fundit janë publikuar deklaratat e një miku sipërmarrës me të cilin Davide dëshironte të hapte një biznes tjetër në zonën Città di Castello. Për biznesin që Pecorelli po fillonte në Shqipëri, miku kishte thënë se Pecorelli ishte shumë entuziast dhe po kërkonte të niste biznesin e tij në Shqipëri.
Një tjetër deklaratë e mikut: “Unë u takova me Davide në fund të vitit, duke folur për punë, ai konfirmoi interesin e tij për të gjetur partnerë në Shqipëri në mënyrë që të prodhonte objekte me markën ‘Hairdressers Milan’. Por jo vetëm, sepse midis tetorit dhe nëntorit, nga sa kam mundur të kuptoj, këta ‘partnerë’ të mundshëm kishin ardhur këtu në Itali dhe në fakt ai më kishte thënë një mbrëmje se kishte një takim të rëndësishëm… “
Pra, çfarë mund të kishte ndodhur me Davide Pecorellin në atë zonë të largët në veri të Shqipërisë?
Askush nuk beson në vetëvrasje, pak gjasa ka të ketë ndodhur aksidenti me makinën që do të kishte marrë flakë vetvetiu, me Pecorelli të paaftë për të dalë. Kockat e gjetura janë 5% e trupit. Nëse AND-ja konfirmon se ato janë të tijat, atëherë hetimi mund të zhvendoset në gjurmët e vrasjes, me pjesën tjetër të mbetjeve të fshehura në një zonë tjetër. Nëse, nga ana tjetër testi dështon (siç shpresojnë të gjithë), do të hapet një tjetër front i hetimit.