Vendosni fjalën kyçe....

314 raste të reja dhe 2 viktima lidhur me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut


Maqedonia e Veriut ka regjistruar të premten tetë viktima me COVID-19 dhe 314 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga dy viktima janë regjistruar në Kumanovë dhe Ohër, ndërsa nga një në qytetet e Shkupit, Velesit, Berovës dhe Strumicës.

Numri i përgjithshëm i viktimave me COVID-19 në Maqedoni të Veriut ka arritur në 2,908 persona.

Sa i përket të infektuarve, numri më i madh i tyre është në Shkup, gjithsej 179 raste, ndërsa numër më të vogël ka në 26 qytete tjera.

Të premten janë regjistruar edhe 210 persona të shëruar, ku numri më i madh i tyre është në Shkup.

Në Maqedoninë e Veriut deri më tani me COVID-19 janë diagnostikuar 94,196 persona, prej të cilëve 83,634 janë shëruar, ndërsa 7,654 të tjerë janë ende aktivë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *