Vendosni fjalën kyçe....

Basha përjashton çdo koalicion të mundshëm me Ramën, kandidon në Tiranë


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një intervistë për TV Klan ka mohuar çdo mundësi që mes tij dhe Kryeministrit Edi Rama të realizohet një koalicion pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas tij arsyeja që përjashton një koalicion të mundshëm është se Rama ka 8 vite dështime dhe nuk mund të presësh asgjë më shumë nga i njëjti person.

Në 25 Prill Shqipëria Fiton i vetmi që humbë dhe që largohet është Edi Rama. Nuk është një program elektoral, fakti që është një program pune, që kemi 2 vite që e punojmë, s’kemi pritur për ditën e zgjedhjeve të dalim e të deklarojmë më premtime siç ndodhi para 8 vitesh të pambajtshme dhe të pambajtura, por që është një plan pune mbi të cilin kanë punuar dhjetëra faktorë.

Kolicion me Ramën? Absolutisht e përjashtoj, për arsyen e thjeshtë sepse pas 8 vite dështimesh nuk ke çfarë të presësh apo të kërkosh më nga i njëjti njeri, një njeri që ka pasur të gjitha pushtetet”-tha Basha.

Më tej, kryedemokrati tha se në zgjedhje do kandidojë si deputet në qarkun e Tiranës ku dhe është zgjedhur për herë të parë.

“Unë zgjedh të kandidoj në qarkun ku jam votuar për herë të parë deputet. Kjo është zgjedhja ime. Nëse Edi Rama do të më sfidojë në qarkun ku ka humbur është i mirë se pritur këtu dhe kudo tjetër”-deklaroi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *