Vendosni fjalën kyçe....

Kontrata e koncesionit të pullave fiskale nuk përfundon në vitin 2021


Nga Irena Beqiraj

Biznesi pret një përfundim të koncesionit të pullave fiskale . Por kjo nuk do të ndodhë. Kontrata e nënshkruar në vitin 2011 kishte përcaktuar një klauzole , që kontrata do të hynte në fuqi në momentin që koncensionarit do t’i jepej edhe prodhimi i pullës së ilaçeve .

Ministria e Shëndetësisë e qeverisë Rama kërkonte që pulla e ilaçeve te ofronte edhe funksionin track and Trace. Koncensionari për këtë ndryshim ne kontrate pretendonte qe investimi qe do te kryente ishte 9.7 milion euro . Për këtë arsye çmimi i pullës do të rritej nga 2 lek copa në 10 lek copa .

Ky çmim do të rëndonte shumë ilaçet e lira , kështu që Ministri i Financave në vitin 2016 vendosi që çmimi i pullës të vendosej në bazë të vlerës së ilaçit , ose sa 2.4% e vlerës . Me kalimin e këtij miratimi kontrata Sicpa hynte në fuqi. Pra kontrata përfundon në fund të vitit 2026.

2016 ishte viti kur kompania mëmë Sicpa bleu edhe koncesionarin e markimit të karburanteve GFI një koncesion tjetër i dhënë në kohën e PD .

Ky ishte viti, biles kjo është çështja kryesore (se kishte edhe të tjera )që futi rrugëtimin tim në qeveri në fazën finale të përfundimit.

Cilësia e ilaçeve kryesisht atyre kuruese është gjithmonë në rritje për shkak të shpenzimeve të kërkim zhvillimit që kryen industria farmaceutike. Çdo ilaç i ri kushton më shumë, se zëvendësuesi i tij i vjetër . Me rritjen e vlerës së ilaçeve do të rritej në mënyrë proporcionale përfitimi i koncensionarit i cili me të njëjtën kosto për njësi, prodhonte si pullën për paracetamolin që kushton 50 lek ashtu edhe për një ilaç të shtrenjtë që mund të kushtojnë 50,000 lek. Këto përfitime ” të padrejta ” që do të vinin jo për shkak të investimit apo kostove operative të koncensionarit por thjesht nga zhvillimet në tregjet e barnave , janë barrë për publikun apo buxhetin e shtetit (për ilaçet me rimbursim ).

Pema e këtij koncesioni u mboll në kohën qeverisjes së PD-së, u ujit edhe lulëzoi në kohën e qeverisjes së PS-së.

A do prishen koncensionet? As mos e mendoni!

Albert Einstein na mëson: “nëse përsërisni të njëjtin eksperiment edhe prisni rezultate të ndryshme jeni thjesht të marrë ose të dëshpëruar“.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *