Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu firmos marrëveshje bashkëpunimi me ambasadorin japonez: Investim në pajisjet spitalore


Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me ambasadorin e ri të Japonisë në Tiranë, Takada Mitsuyuki, për rritjen e kapaciteteve spitalore.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ministrja Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“E kënaqur që me ambasadorin e ri të Japonisë në Tiranë, Z. Takada Mitsuyuki firmosëm marrëveshjen e bashkëpunimit, që thellon mbështetjen e qeverisë Japozene për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale në Shqipëri, për të rritur kapacitetet dhe për të çuar një hap përpara cilësinë e shërbimit për qytetarët, me investimin në pajisje të teknologjisë së lartë”– shkruan ministrja.

 Marrëveshja e bashkëpunimit përfshin financimin për blerjen e pajisjeve mjekësore, apo mirëmbajtjen e tyre.

Gjithashtu në marrëveshje është parashikuar që të ofrohen shërbime trajnimi, këshillimi dhe shërbime të tjera të nevojshme në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *