Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Denaj mburr Noizy-n në Facebook: Jo veç këngëtar, shembull për gjithë sipërmarrësit


Ministrja e Financave, Anila Denaj ka bërë një postim për reperin Noizy, në llogarinë e saj në Facebook.

Denaj e veçon Noizy-n nga këngëtarët e tjerë, duke thënë se ai nuk është vetëm i tillë, por edhe kompozitor dhe sipërmarrës.

Ministrja shprehet se reperi ka të regjistruara 8 marka kombëtare, që njihen edhe në botë dhe e merr si shembull për të gjithë sipërmarrësit e tjerë.

“#Histori Personale
Noizy nuk është vetëm një këngëtar, kompozitor, por dhe sipërmarrës i njohur shqiptar.

➡3 vjet më parë nisi rrugëtimin e tij me kompaninë e veshjeve “Illyrian Bloodline” 🇦🇱në Tiranë, Durrës, Prishtinë, Prizren, Tetovë etj.. Së fundi edhe me restorantin Zins, në Durrës.

Sot ka të regjistruara 8 marka kombëtare, që njihen edhe në Botë.

Ndërgjegjësimi për regjistrimin e objekteve të pronësisë industriale, nga personazhet publike, është shembull për të gjithë sipërmarrësit.”- shkruan ministrja Denaj.

Noizy është një ndër artistët që ka reaguar shumë herë lidhur me çështje politike, dhe prirjet e tij kanë qenë për të mbrojtur qëndrimet e socialistëve.

Ai është shfaqur shpesh herë krah kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, mes të cilave kujtojmë rastin kur shërbeu drekën në mjediset e Qendrës Sociale “Të Qëndrojmë së bashku”, në Kombinat. Ka reaguar disa herë për çështjen e vrasjes së të riut Klodian Rasha dhe protestën që e konsideroi politike, për të cilin pati edhe një përplasje me reperin tjetër Arkimed Lushaj (Stresi).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *