Vendosni fjalën kyçe....

Pas Xhaçkës, dhe presidenti Meta pret në takim ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut


Pas takimit me Olta Xhaçkën, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në vendin tonë, është takuar dhe me presidentin Ilir Meta.

Në një njoftim nga Presidenca, thuhet se presidenti Ilir Meta në këtë takim vlerësoi rëndësinë e marrëdhënieve shumë të mira të fqinjësisë mes dy vendeve, si në nivelin dypalësh ashtu edhe rajonal.

Ai vuri theksin në rritjen e mëtejshëm të bashkëpunimin ekonomik e tregtar, shkëmbimin e përvojës në fushën e nxitjes së investimeve të huaja të drejtpërdrejta dhe pjesëmarrjes në projekteve dypalëshe e rajonale në dobi, veçanërisht, të qytetarëve të zonave ndërkufitare.

“Pjesëmarrja dhe roli aktiv i faktorit shqiptar në institucionet e Maqedonisë së Veriut, është provë e qëndrimit të tyre të palëkundur në mbështetje të projektit euroatlantik dhe të reformave të rëndësishme për ndërtimin e shtetit multi-etnik të Maqedonisë së Veriut.”– tha Meta.

Sipas kreut të Shtetit, zbatimi i reformave, respektimi i axhendës europiane dhe zhvillimet demokratike të Maqedonisë së Veriut do t’i mundësojnë kapërcimin e pengesave në procesin e integrimit të saj europian.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *