Hotelet në Poloni mund të rihapen nga mesi i shkurtit, por nuk do të lejohen të kalojnë kapacitetin 50%, deklaroi sot kryeministri polak, Mateusz Morawiecki.
Duke folur në një konferencë shtypi kryeministri gjithashtu tha që kinematë dhe teatrot mund të hapen përsëri, por do të zbatohej i njëjti rregull me 50% të kapaciteteve.
“Aktivitetet sportive dhe rekreative në natyrë gjithashtu do të lejohen, megjithatë palestrat dhe klubet e fitnesit do të qëndrojnë të mbyllura”, shtoi Morawiecki.
Kryeministri tha se rregulloret e reja do të ishin në fuqi pas dy javësh duke filluar që nga e premtja e ardhshme, për t’i dhënë kohë të gjithëve për t’u përgatitur për ndryshimet.
Polonia është një nga vendet më të goditura nga pandemia e Covid-19.