Vendosni fjalën kyçe....

SHBA u dhuron uniformave blu pajisje me vlerë 170 mijë dollarë, Yuri Kim: Krimi sot është ndërkufitar


SHBA ka dhuruar për Policinë Shqiptare pajisje me vlerë 170 mijë dollarë që do shërbejnë për kontrollin dhe mbikëqyrjen në pikat e kalimit kufirit kufitar.

Ceremonia e dorëzimit të këtyre pajisjeve u zhvillua sot në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku mori pjesë dhe ambasadorja Yuri Kim.

Gjatë fjalës së saj, ambasadorja Kim ka shprehur mbështetjen e SHBA për Shqipërinë për luftën ndaj krimit, që sipas të cilës në këto kohë është ndërkufitar dhe organet ligjzbatuese duhet të punojnë fort apo të përshtaten.

“Dhurimi i këtyre armëve moderne me vlerë afro 170 mijë dollarë, synon ndalimin e trafiqeve të paligjshme, dhe e bëjnë se pse dëshirojmë që Shqipëria të jetë, mëe e siguritë, në interes të aleatëve.

Kur flasin shqiptarët janë kostot e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka organizata që kanë filluar veprimet. SPAK ka nisur me veprimet. Kjo do ishte e pamundur pa bashkëpunimin e Policisë dhe SHBA.

Shpersojmë që përpjekjet të bëhen më efikase. Në kohët në të cilën jetojmë krimi zakonisht është ndërkufitar, ndërkombëtar. Duhet të themi se angazhimi i një pjesë është e rëndësishme, që të gjitha agjencitë ligjzbatuese duhet të bashkëpunojnë së bashku.

Trafiqet, terrorizmi, krimi i orngaizuar kanë një nyje të përbashkët, drejtohen nga aktorë keqdashës, të pamëshirshëm. Prandaj dhe ne duhet të përshtatemi. Organet ligjzbatuese duhet të punojnë kundër formave të krimit. Duhet të çojmë para sundimin e ligjit. Jam e kënaqur që mund ta bëjmë me Shqipërinë. SHBA do t’iu mbështesin, jemi partnerët tuaj.”- tha ambasadorja Kim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *