Vendosni fjalën kyçe....

Shfryhet tullumbacja, shtëpitë e rindertuara nga tërmeti mund të shiten si çdo pronë


Ditën e sotme një vendim i qeverisë lidhur me Rindërtimin dhe shtëpitë që do marrin qytetarët e prekur nga tërmeti i vitit 2019 u interpretua në media se pronarët nuk mund të shesin banesat e tyre.

Por kjo “tullumbace mediatike” është shfryrë shpejt. Dhe, ka qenë Kryetari i Bashkisë së Shijakut Elton Arbana i cili thotë se është një lajm i pavërtetë dhe ka interpretuar vendimin e qeverisë.

Sipas tij çdo familje që do përfitojë një banesë individuale nga Rindërtimi ka të drejta të plota mbi pronësinë e banesës.

Arbana shpjegon se 30 pallatet që do rindërothen pasi të kenë përfunduar fillimisht do jenë në pronësi të bashkisë dhe më pas do jetë Bashkia që di i shpërndajë në bazë të dosjeve.

Pas shpërndarjes shtëpitë do jenë në pronësi të familjeve me të gjitha të drejtat e plota.

Në portale sot ka qarkulluar një lajm që është i pavërtetë.

Çdo familje që ka përfituar, apo do të përfitojë një banesë individuale nga Programi i Rindërtimit ka të drejta të plota mbi pronësinë e banesës.

Për 30 pallatet që po rindërtohen pasi të kenë përfunduar si fillim do të jenë në pronësi të bashkisë dhe vetë bashkia e Shijakut do të shpërndajë apartamentet në bazë të dosjeve të plotësuara dhe kritereve të përcaktuara më parë.

Më pas kalojnë në pronësi të familjeve përfituese me të gjitha të drejtat e plota të pronësisë.

Rindërtimi është një nga çështjet më të ndjeshme, pasi lidhet drejtpërdrejtë me familjet që kanë kaluar vështirësinë e humbjes së shtëpisë, për këtë e gjithë vëmendja jonë, e Kryeministrit dhe e Qeverisë është të bëjmë më të mirën për këto familje dhe deri tani ia kemi arritur”-shkruan Arbana.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *