Vendosni fjalën kyçe....

Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, Ambasadorja Kim e quan goditje të madhe punën e SPAK: U dënuan 11 kriminelë


Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, e ka quajtur goditje të madhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dënimin e 11 personave përfshirë zyrtarë publikë për vjedhjen e pasurisë publike me vlerë 60 milionë euro.

Ajo e quajti shembull të bashkëpunimit të fortë mes organeve ligjzbatuese shqiptare dhe atyre amerikane.

Një goditje tjetër e madhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. SPAK dënoi 11 kriminelë, përfshirë zyrtarë publikë, për vjedhje të pasurisë publike me vlerë 60 milion euro. Kjo është pjesë e Dosjes famëkeqe 339. Ky është gjithashtu një tjetër shembull i bashkëpunimit të fortë midis zbatuesve të ligjit SHBA dhe Shqipëri. Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të prodhojë rezultate. Është e rëndësishme t’i jepet fund mosndëshkimit për korrupsion dhe krim të organizuar!”-shkruan Ambasadorja Kim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *